×
  • Lajme
  • Lajme

    Një këmbësor goditet nga vetura në Drenas

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 22:17

    Mbrëmjen e sotme, një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Zabel të komunës së Drenasit.

    Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

    “Sot rreth orës 20:20, është pranuar informata se në fshatin Zabel, komuna e Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!