Në një fotografi të publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes” biçikletat elektrike të Komunës së Prishtinës shihen në oborrin e një shtëpie, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Fotografia e cila po qarkullon në rrjete sociale tashmë, duket të jetë realizuar në lagjen “Kalabria” në kryeqytet.
Këto biçikleta ishin larguar më 11 dhjetor 2024 nga hapësirat e caktuara që kishin qenë të vendosura, për t’u rikthyer më pas më 1 mars 2025.
Madje në një njoftim të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, ishte bërë e ditur përveç mbrojtjes nga kushtet atmosferike, ato do të tërhiqeshin edhe për t’u kryer riparime dhe kontrolla të përgjithshme.
Për këto biçikleta elektrike, Komuna e Prishtinës para dy vitesh kishte nënshkruar kontratën në vlerë 500 mijë euro.
Sipas kontratës, komuna kishte blerë një biçikletë në vlerë prej 2,744 euro.
“Çmimet njësi të furnizimeve janë paraqitur në ofertën financiare, lista e çmimit e paraqitur nga furnizuesi. Vlera totale indikativë e kontratës për çmim për njësi është 2.744.00 euro”, thuhej në kontratë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.