×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kosovar i infektuar me COVID del rrugëve të qytetit, arrestohet nga Policia

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 11:10

    Një qytetar nga Vushtrria nuk ka përfillur rekomandimet e IKSHPK-së për të qëndruar në vetizolim, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID 19.


    Ai kishte dalur nëpër rrugët e qytetit, ku edhe u takua nga Policia e Kosovës, nga të cilët edhe u arrestuar.

    Reporteri.net ka mësuar nga Policia e Kosovës se personi me iniciale K.M është liruar në procedurë të rregullt për shkak të sigurisë së shëndetit.

    Sipas burimeve brenda Policisë, i dyshuari do të intervistrohet më pas, ndërkohë që hetuesia po merret për të parë kontaktet e mundshme.

    Ndryshe, Vushtrria është shndërruar në vatër të re të COVID 19, pasi së fundmi më së shumti raste u regjistruan në këtë komunë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!