×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kronologji: Si erdhi deri te rrëzimi i qeverisë Kurti? E tëra filloi këtu…

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 10:18

    Kuvendi i Kosovës sot në ora 11:00 do të mblidhet për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Por, ku filloi dhe si rrodhi deri te vendimi i LDK’së, për ta prishur koalicionin për të cilin u bënë shumë përpjekje për t’u arritur.


    1- VV dhe LDK e morën pushtetin

    – SHBA e përkrahu qeverinë Kurti

    – Kurti u zotua për përmbushje të kërkesave të SHBA’së për taksën

    – Kadri Veseli u përpoq të thotë një të vërtetë për Albin Kurtin

    – Ambasadori Grenell i dha goditje Veselit, duke thënë se Kurti kishte të drejtë

    Por…

    – Kurti nuk e mbajti zotimin karshi amerikanëve

    – Grenell në Munich riktheu vëmendjen nga presidenti Thaçi dhe LDK

    – U nënshkruan dy marrëveshje për linjën ajrore dhe hekurudhat

    – Kurti i kaloi në heshtje, por asnjëherë nuk e dha aprovimin e tij për to.

    – Presioni amerikan për taksën po rritej…

    – Kurti nuk e përfilli kërkesën amerikane

    – Pastaj, Kurti u ‘zbut’ pak, i shkoi në zyrë Thaçit

    – Kurti, e edhe Thaci thanë se takimi ishte konstruktiv dhe përmbajtësor dhe do të se takimi ishte konstruktiv dhe permbajtesor dhe do të vazhdonin koordinimin për politikën e jashtme

    – As Kurti as Thaci, si armiq të mëdhenjë në politikën kosovare, deri më sot asnjëherë nuk treguan se për çfarë biseduan e për çfarë u dakorduan

    – LDK filloi t’i bëjë presion Kurtit që ta heq në tërsi taksën, duke e kërcënuar edhe me prishje të koalicionit, me arsyetimin se më parë do të zgjidhnin ruajtjen e raporteve të mira me Amerikën, se sa ruajtjen e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen

    – Por, Kurti filloi ta godas LDK’në duke e shpërfillur në vendime të qeverisë, edhepse të barabartë me fuqi elektorale e edhe vota në qeveri

    – Pra Kurti po kërkonte shkaktim të krizës qeveritare

    -Fillimisht Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook, e më pas edhe presidenti Thaçi, kërkoi që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend, shkaku i coronavirusit
    -Kurti nuk e pranoi këtë me asnjë kusht, pasi kjo i jepte presidentit Thaçi pushtet ekzekutiv, duke e vendosur Kurtin në rend të dytë në menaxhimin e krizës me coronavirus

    -Për dallim nga shefi i tij në qeveri, pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ishte edhe ministri i Brendshëm Agim Veliu

    -Kurti duke e ditur se qeverisë së tij po i vinte fundi shkaku i presionit amerikan, bëri një hap intelegjent politik, duke shkarkuar Agim Veliun, e i vetëdijshëm se me këtë veprim po e shkarkonte edhe vetën. Këtë Kurti e bëri që në opinion të mos thuhej se qeveria e tij u rrëzua sepse ishte qeveri antiamerikane, por shkaku i bashkëpunimit të LDK’së me presidentin Thaçi. /Autor: Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!