Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për një ndërhyrje të rrallë që ka bërë sot dhe se si mjekët e kanë shpëtuar jetën e një pacienteje, shkruan Reporteri.net.
Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, siç njofton SHSKUK, kishte aspiruar një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes dhe i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.
“Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, njofton SHSKUK.
Ky nuk është rasti i parë i ndërhyrjeve të tilla në kanalet e frymëmarrjes në QKUK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.