Një laborator privat në Prishtinë kryen ilegalisht teste për Covid-19

Laboratori i Institutit Kombëtar të shëndetit Publik është i vetmi institute i autorizuar të kryej testet për Covid-19.


Por po del që këto teste po i ofron edhe një laborator privat, në ministri po thonë që kjo gjë është e ndaluar.

Për të bërë një test, mjafton të thirrni në telefon dhe të leni një termin për t’u testuar nëse keni koronavirus.

Laboratori Avicenaks që gjendet në lagjën Arbëria në Prishtinë, ka ftuar qytetarët t’i bëjnë analizat me ta.

E për këtë shërbim, ky laborator merr 20 euro.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë thotë se kjo veprimtari është ilegale. Pra, dicka e tillë i është ndaluar këtij laboratori disa javë më parë.