×
  • Lajme
  • Lajme

    Një lokal në Prishtinë kaplohet nga zjarri

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 9:26

    Një lokal është kapluar nga zjarri në shesh të Prishtinës.


    Tashmë është publikuar një video ku shihet se si digjet lokali.

    Për momentin nuk dihen arsyet pse ka marrë flakë.

     

    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

    “Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!