Një lokal në qendër të Prishtinës, në afërsi të Hotel “Grand” është kapluar nga zjarri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rreth orës 13:00 kanë pranuar informatën se një lokal është përfshirë nga flakët, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Reporteri.net/