Nxënësit e dy klasave në Mramor e Prishtinës po përballen me një problem.
Ata e kanë shumë të vështirë mësimnxënien për arsye të mungesës së një mësuesi.
Driton Halimi mësues në shkollën “Avni Rrustemi” të Mramorit thotë se e ka të vështirë të punoi në këtë mënyrë.
“Na bën vështirësi, se njëherë gjuhë e tani matematikë, e tani kthehemi në lëndë tjera. Kombinimet janë të tilla dhe nuk janë efektive”, ka deklaruar mësuesi Halimi për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Problem po kanë edhe nxënësit.
Një prej tyre ka deklaruar se dëshiron ta ketë mësuesin dhe klasën e vet.
“Kena dëshirë me pas mësuesin e klasën tonë, mos me na u përzi mësimi”, ka pohuar një prej nxënësve.
Edhe prindërit thonë se fëmijët e tyre po humbin mësimnxënien.
“Kanë nisur me hup interesimin për mësimin”, thotë një nga prindërit.
Ndërsa drejtori i shkollës Musli Gashi, thotë se ishte angazhuar një mësuese por e ka lëshuar vendin e punës.
“Isha në Drejtorinë komunale të arsimit dhe do të tentojnë të bëjnë një zgjidhje përmes Fakultetit të Edukimit”, ka deklaruar drejtori i shkollës.
Kurse drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala ka pohaur se gjatë javës do ta angazhojnë një mësues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.