×
  • Lajme
  • Lajme / Gjykata Themelore në Prishtinë

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në “Aktash”

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 10:46

    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit E.M për tentim vrasje në lagjen “Aktash” në kryeqytet.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.06.2025 për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit E.M. i dyshuar për veprat penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka marr Aktvendim duke aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që të pandehurit E.M., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

    I dyshuari u arrestua dy ditë më parë pas një aksioni të policisë në një nga lagjet e Prishtinës.

    Ai dyshohet për tentim vrasje në rastin e 1 shtatorit 2024, mes dy grupeve, Capat dhe Sekiraqa, ku një person kishte mbetur i vdekur.

    /Reporteri/

    “Mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy familjeve”, dosja e Prokurorisë për konfliktin e armatosur mes Capave dhe Sekiraqëve në “Aktash”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!