×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 18:48

    Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestuarve, Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Idriz Hajrizi që dyshohen për fajde, detyrim dhe rrëmbim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Propozimin për masën e paraburgimit, Prokuroria Themelore në Pejë e ka kërkuar për shkak se ekziston edhe rreziku i arratisjes, për shkak se të pandehurit Irfan dhe Valbona Pakashtica gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore kishin planifikuar që të largoheshin nga Republika e Kosovës, të shisnin pasurinë dhe të shpërnguleshin jashtë, e po ashtu edhe i pandehuri Idriz Hajrizi, për një kohë kishte jetuar jashtë Kosovës.

    Andaj sipas kërkesës lënia e në liri thuhet se ekziston mënyra e arratisjes së tyre dhe pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, e si dhe ndikimin në dëshmitarë dhe asgjësimin e provave.

    Të dyshuarit u arrestuan të enjten. Pas aksionit, policia publikoi edhe pamje të arrestimeve.

    Një ndër lokacionet ku u zhvillua edhe arrestimi ishte një kafene në Pejë.

    Në aksionin i cili konsiderohej me rrezikshmëri të lartë u pa edhe njësiti elit i Policisë së Kosovës, Njësia Speciale Intervenuese apo siç njihet “FIT”.Të pajisur me të gjitha mjetet e tyre, FIT kreu edhe ndërhyrjen për arrestimin e personave të dyshuar të cilët më pas u dërguan për intervistim dhe me urdhër të prokurorit Qavolli janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!