×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Gjykatës

    Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se kërcënoi prokurorin në Prishtinë

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 16:36

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj personit i cili dyshohet se ka kërcënuar një prokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshë֝m Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!