×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për prizrenasin që rrahu gruan dhe vajzën

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 15:18

    Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit Y.P për lëndim trupor, gjegjësisht për dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës.


    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit Y.P., ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 07 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me të dëmtuarat – bashkëshorten e tij dhe vajzën e tij, e të cilat janë viktima të ndjeshme, ashtu që i pandehuri me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimi fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave brenda një marrëdhënie familjare.

    “I pandehuri Y.P., fillimisht hyn në dhomën e të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, nga e cila kërkon që të pastron shtëpinë e cila i thotë të pandehurit se ka pastruar, në atë moment i pandehuri të dëmtuarën e godet me grushte mbrapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në atë moment e godet edhe të dëmtuarën – vajzën e tij, duke e kap për flokë dhe më pas e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si rrjedhojë e kësaj të dëmtuarave i shkakton lëndime trupore”.

    Në njoftimin për media thuhet “a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që çështja penale është në fazën fillestare, dhe për sqarimin e rastit duhet të merren edhe veprime tjera si; të dëgjohen të dëmtuarat, duhet të merret ekspertiza përkatëse lidhur me lëndimet, dhe veprimet tjera me qëllim të zbardhjes së rastit”, thekson njoftimi.

    Në njoftim po ashtu thuhet se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh se i pandehuri ka ushtruar dhunë brenda familjes së tij ndaj viktimave të ndjeshme, këto tregojnë rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të përsërisë veprën penale.

    Nga të lartë cekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!