Sot rreth orës 12:00 një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
I njëjti ka bërë të ditur se kanë qenë dy persona, ku njëra nga ta ka rënë në greminë, për të cilin dhe kanë nisur kërkimet.
“Kanë qenë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.