Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit.
Rastin për Reporteri.net e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës.
Nga Policia kanë thënë se njësitet policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në orët e pasditës, në liqenin e Radoniqit – Gjakovë është gjetur një trup i pajetë. Viktima mashkull, dyshohet të jetë rreth 60 vjeçar. Ende nuk është identifikuar, njësitet e nevojshme policore në konsultim me prokurorin po merren me rastin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion ndërsa janë ftuar edhe njësitet emergjente dhe ato të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë”, kanë deklaruar nga Policia.