Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në QKUK, ku një burrë u raportua se e mbajti peng një grua.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë se rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.
Policia njofton ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit. I dyshuari është dërguar në stacionin policor.
“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.
Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, kanët thënë nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net.
Incidenti paraprakisht u konfirmua edhe nga QKUK. /Reporteri.net/
Një burrë u raportua se e mbajti peng një grua brenda hapësirave të spitalit, deklarohen nga QKUK