×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person nga konviktet dërgohet me emergjencë në QKUK

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 23:22

    E diela që lamë pas tronditi gjithë qytetarët e shtetit tonë. Vdekja e 26 vjeçarit nga Livoçi i Gjilanit ende mbetet mister, derisa hetuesja po kryejnë punën e tyre.


    Që nga ajo ditë, situata s’ka qenë aspak e qetë brenda konvikteve të Prishtinës, vend ky ku tash e sa javë është shndërruar në karantinë nga Ministria e Shëndëtësisë për të ardhurit nga jashtë.

    Pikërisht në konviktin ku edhe ishte i karantinuar viktima i së dielës, ai numër 7, sot një person tjetër ka pasur shqetësime shëndetësore.

    I njëjti dyshohet se ka pasur sulm epileptik dhe është marrë nga ekipet emergjence, ku është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

    Një dëshmitar i ka thënë Indeksonline, se personi që pësoi sulm, kishte shkuar për shërim jashtë vendit. Ndërsa, kur ka ardhur në Kosovë i ka prezantuar dokumentacionet, por që s’janë marrë parasysh dhe është dërguar në karantinë.

    Situatë e tensionuar ka qenë edhe në mbrëmjen e kaluar, ku persona të karantinuar shprehnin indinjatën e tyre në drejtim të policëve për padrëjtësitë që sipas tyre po u bëhet, derisa kërkonin takim me ministrin Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!