×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 60 vjeçar gjendet i vdekur të “Stacioni i Trenit” në Prishtinë

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 10:40

    Një person rreth të 60-tave është gjetur i vdekur sot në Prishtinë, në afërsi të barakave të “Stacioni i Trenit” , shkruan Reporteri.net.


    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonit e Prishtinës ka thënë se trupi i pajetë është gjetur në rrugën “Tirana”.

    “Rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, tha Borovci.

    Ai ka thënë se Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!