×
  • Lajme
  • Lajme / I dyshuari në arrati

    Një person u plagos nga arma e zjarrit, dy të tjerë nga mjetet e forta – krejt çka dihet për incidentin në Klinë

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 7:12

    Në Jashanicë të Klinës mbrëmë në orët e vona ndodhi një ngjarje e rëndë pasi ndodhën të shtëna me armë.

    Tre persona u lëndua, një nga të shtënat me armë zjarri, kurse dy të tjerë nga mjetet e forta, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.

    I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!