Në protestën e thirrur nga opozita në Tiranë, një protestues ka goditur me grusht kreun e PD-së, Sali Berishën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa po marshonte në protestë së bashku me kreun e LSI-së, Ilir Metën, Berisha u qëllua me grusht në fytyrë nga një protestues.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm i forcave që sigurojnë Kryetarin e PD-së, derisa turma më pas e kanë sulmuar atë.
Protesta e thirrur pikërisht në ditën kur dhe po mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka mbledhur qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbej”.
“Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestusit, ndërsa një tjetër thotë “‘Duam demokraci, jo stabilokraci’.
Kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.