×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtor në Suharekë fut dorën në ventilator, lëndohet rëndë

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 9:31

    Një punëtor gjatë ditës së djeshme  ka pasur një aksident në vendin e tij të punës në Suharekë.


    Sipas raportit të policisë, punëtori ishte duke punuar në një gurthyes dhe aksidentalisht gjatë punës ka futur dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

    “Suharekë, 23.06.2020-16:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori “, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!