×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtore bën kallëzim penal ndaj shtatë zyrtarëve të Ministrisë së Punës

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 16:57

    Punëtorja bën kallxim penal ndaj 7 zyrtarëve në Ministrinë e Punës për keqpërdorim të pozitës.


    Punëtorja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Njomza Ibishi-Zogaj, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj shtatë zyrtarëve të kësaj ministrie.

    Ibishi – Zogaj thotë se kolegët e saj e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast i kanë shkelur të drejtat e saja themelore të punës.

    Ajo thotë se ballafaqimi i saj ligjorë me zyrtarët e kësaj ministrie ka filluar vite më parë.

    “Të bashkangjitur po ju dërgoj Kallëzimin Penal të dorëzuar sot nga unë (Njomza Ibishi Zogaj, punëtore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale) në Prokurorinë Themelore të Prishtinës / Departamenti i Përgjithshëm.

    Ky kallëzim Penal është ushtruar ndaj 7 zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët varësisht nga pozitat e tyre Udhëheqëse dhe pozita të thjeshta zyrtare kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast mi kanë shkelur të drejtat e mija themelore të punës.

    Ballafaqimi im ligjor me të lartpërmendurit ka filluar vite më parë, ku varësisht nga interesi dhe këndvështrimi i juaj në rast se është apo jo me interes publik, kërkoj nga ju edhe ta publikoni”, thuhet në reagimin e saj.Kallëzimi penal është ngritur kundër: Musa Demiri, Jehona Bunjaku-Arifi, Kaltrina Cakolli, Ismail Gashi, Feim Osmani, Adem Bajgora, Ferinaze Isufi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!