×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shëtitore e bukur në një qytet të Kosovës, normal që nuk është Prishtina

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 11:05

    Në Kosovë çdo vit ndërtohen e rinovohen rrugë e sheshe, por rrallëherë, për të mos thënë fare, ato bëhen bukur e me shije. Një e tillë, është ndërtuar në qytetin e Lipjanit, pamja e së cilës është bërë virale në rrjetin social Facebook.


    Fotografia e realizuar nga Arben Llapashtica, dhe e publikuar në një faqe në Facebook, e cila promovon vendet e bukura në Kosovë, ka marrë shumë pëlqime, shpërndarje e komente, duke u vlerësuar si një punë për të u marrë shembull, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për një shesh të ndërtuar rishtazi në qytetin e Lipjanit.

    Aty shihen shtigjet e ecjes në “perfeksion”, ku në mes është rruga për vetura, anash janë trotuari dhe rruga për çiklistë.

    Kjo fotografi e cila është postuar nga “Image of Kosovo”, është quajtur si shëtitorja e Lipjanit europian.

    Ndryshe ky fanpage, publikon vazhdimisht fotografi të bukura nga qytetet e ndryshme të Kosovës, ku edhe bëjnë paraqitjen e bukurive të Kosovës në rrjetet sociale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!