×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shtetas gjerman tenton të vetëvritet në Gjakovë, e gjen punëtorja e hotelit

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 11:43

    Një person ka tentuar që të vetëvritet në një nga hotelet në qytetin e Gjakovës.


    Sipas njoftimit të policisë, punëtorja e hotelit e ka gjetur atë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti kishte tentuar që të vetëvritet duke përdoruar medikamente të ndryshme.

    Sipas policisë ai është duke u kuruar në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Njoftimi i plotë:

    • Rr.Wesley Clark, Gjakovë,  04.03.2021 – 16:10. Dëshmitarja femër kosovare punëtore e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë. Viktima mashkull  shtetas gjerman është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Sipas mjekut kujdestar, viktima kishte konsumuar alkool si dhe medikamente te llojeve te ndryshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurimi i të cilit vazhdon në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!