×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ushtar austriak i KFOR-it në Kosovë me Coronavirus

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 17:15

    Një ushtar i kontingjentit paqeruajtës austriak në kuadër të trupave të KFOR-it në Kosovë ka rezultuar pozitivisht me Covid 19.


    Për këtë rast ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer të dielën, shkruan “Krone Zeitung”, përcjell “Albinfo Austria”.

    “Në kontingjentin austriak, është një person i sëmurë”, ka thënë Bauer. Ai do të sillet nga Kosova në Austri të martën ose të mërkurën.

    Zëdhënësi Bauer ka konfirmuar këtë rast, pasi KFOR-i dje përmes një kumtese njoftoi për vdekjen e dy punonjësve civilë dhe infeksionin e disa ushtarëve të KFOR-it.

    “Dërgimi i ushtarit në shtëpi është një “masë paraprake” sepse kujdesi mjekësor është më i mirë në Austri se sa në Kosovë”, ka thënë Bauer.

    Kontingjenti austriak i KFOR-it në Kosovë është i përbërë prej 300 ushtarëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer ka mohuar të tregojë nëse të gjithë ushtarët austriakë janë testuar për koronavirusin.

    Ai ka thënë se e rëndësishme është se kushdo që ka pasur kontakt me të infektuarit janë të vendosur në karantinë.

    Në anën tjetër, sipas mediave në Kosovë, njëri prej civilëve që vdiq u tha se ishte një 70-vjeçar nga Kosova. Ai ishte i punësuar në një kamp të ushtrisë amerikane në lindje të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!