×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarohet policia

    Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 15:55

    Sot rreth orës 14:30 një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën Ibrahim Rugova.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Rreth orës 14:30 stacioni policor në Malishevë është njoftuar se një veturë ishte përfshirë nga zjarri në autostradën Ibrahim Rugova. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe njësia e zjarrfikëseve. Zjarri është lokalizuar”, tha Elezaj.

    Përveç dëmeve materiale, pasoja në njerëz nuk ka pasur si shkak i këtij zjarri.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!