×
  • Lajme
  • Lajme

    Një zyrtar i Komunës së Ferizajt në mesin e të vdekurve nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 23:35
    Ndërtesa e Komunës në Ferizaj. Fotografi nga arkivi.

    Nga katër personat që humbën jetën në aksidentin fatal në rrugën Ferizaj-Shtime, njëri prej tyre ishte zyrtar në Komunën e Ferizajt.

    Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ky zyrtar ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”, ka deklaruar Aliu në Facebook.

    I njëjti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik.

    Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!
    Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!