Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh.
“Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm, P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici”, njofton policia.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.