I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell pas takimit me kreun e VV-së në një adresim para mediave para selisë së VV-së, ka ripërsëritur kërkesën për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Ai ka thënë se e ka pyetur Kurtin se a do ta heq taksën dhe këtë pyetje do t’ia bëjë secilit politikan tjetër kosovarë.
“E pyeta z. Kurti, dhe do ta pyes çdo politikan këtu që është shumë e rëndësishme që taksa 100 për qind duhet të hiqet. Është diçka që duhet të hiqet dhe po ashtu në Serbi duhet të hiqet lobimi kundër njohjeve të Kosovës”, ka thënë Grenell, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa duke fol për kompromisin ndërmjet palëve, Grenell ka thënë se edhe Serbia do të duhet të ndal lobimin kundër pavarësisë së Kosovës.
Kujtojmë se Grenell nga ora 11:30 do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.