×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që e qëlloi rezultatin e zgjedhjeve thotë se NISMA s’e kalon pragun “për një qime floku”

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 21:40

    Analisti Armend Muja, i cili me studimin e tij arriti të qëllonte rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit në minutën kur u mbyllën vendvotimet, ka thënë se NISMA-AKR nuk do të arrijnë ta kalojnë pragun as me votat e diasporës.


    Sipas tij, ky koalicion do të mbesin nën pragun zgjedhor për 50 deri në 70 vota, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, Muja nuk i shuan të gjitha shpresat e partive të Behgjet Pacollit dhe Fatmir Limajt, pasi thotë se nëse arrin të marrë 1450 me kusht, do të mund të kalojë 5 përqindëshin.

    “Votat dhe pragu: Me shumë gjasë, pas përfundimit te numërimit të votave të diasporës, NiSMA ende nuk do të arrijë të kalojë pragun (4.98%). Një shprese e vogël mbetet në ditët në vijim kur të numërohen votat me kusht (circa 25,000). Nisma/AKR ka nevojë për minimalisht 1450 vota shtesë për të kaluar pragun (mbi 6%) e votave me kusht. Pra, mund të përfundojmë në një situatë që NISMA për 50-70 vota (nuk) kalon pragun. Përndryshe, votat me kusht pritet t’i fitoj VV (29%). LDK kryesisht performon më keq në vota me kusht (21%). Pa asnjë dileme, LVV ka fituar zgjedhjet”, ka thënë ai.

    Ndryshe, NISMA-AKR përformuan mirë në votat e diasporës pasi, ndonëse në rezultate preliminare dolën të 5, në votat e diasporës ata dolën para koalicionit AAK-PSD./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!