Automjete të blinduar të Policisë së Kosovës, e policë të njësisë speciale kanë bllokuar sot hyrjen para repartit të Kardiologjisë në QKUK.
E për shkak të sigurisë policia e Kosovës ka larguar qytetarët afër këtij reparti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se është sjellë për kontroll mjekësore një i burgosur.
“Një i burgosur është sjellë për kontroll mjekësore, ka përfunduar kontrollin dhe është përcjellë përsëri për në qendrën për vuajtje të dënimit”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë se rastet kur të burgosurit e shfrytëzojnë QKUK-në për tu larguar nga burgu janë të shumta.
r
guar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.