×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia Speciale humb disa dokumente konfidenciale në veri, i gjejnë qytetarët serbë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 11:43

    Në aksionin e djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë, mes tyre edhe 11 serbë kanë humbur disa dokumente të rëndësishme.


    Kështu të paktën shkruan sot gazeta serbe “Novosti” sipas së cilës pas aksionit të së martës janë gjetur disa dokumente konfidenciale  të policisë së Kosovës që përmbajnë planin operacional të detajuar, emrat dhe mbiemrat e punonjësve të policisë bashkë me numrat e telefonit, transmeton Reporteri.net.

    Gazeta shkruan se këto dosje konfidenciale u gjetën nga qytetarët  në veri dhe përmbajnë fotografi dhe të dhëna personale të serbëve të cilët ishin të shënjestruar për krim dhe kontrabandë në Veri të Mitrovicës, Leposaviq dhe Zubin Potok. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!