Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, është shtrirë sot në QKUK pas disa shqetësimeve me shëndetin.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës, të cilët thonë se presidenti është shtrirë në spital për shkak të gurëve në veshkë, shkruan Reporteri.net.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor professional”, thonë Presidenca.
Ndërkohë, ata thonë se gjendja e presidentit Thaci është stabile dhe stafi i QKUK-së po kujdeset për të.
“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thonë zyra e Thacit./Reporteri.net