×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët në Danimarkë

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 10:11

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qëndrojnë në shtetin danez.


    Por, MEPJ gjithashtu bën me dije se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur. Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranё Policisё Daneze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!