×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim i Reporteri.net: Ermal Fejzullahu kanosë përmes telefonit gazetarin Visar Dërmaku

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 16:11

    Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, sot pas orës 14:00, ka telefonuar gazetarin e Gazetës Online “Reporteri.net”, duke e sharë dhe kanosur verbalisht.


    Ermal Fejzullahu, përmes telefonatës ka kërkuar nga Dërmaku që ta fshijë nga kanali i REPORTERI-t një video të tij satirike, pjesë e të cilës është edhe babai i tij Sabri Fejzullahu.

    Visar Dërmaku i njohur njohur ndryshe si “Gani Germia”, tashmë është i njohur për publikun për satirën e tij dhe storiet plotë humor.

    Kjo i ka penguar Ermal Fejzullahut, i cili të enjten pasdite, ka telefonuar direkt Dërmakun. Përveç se e ka fyer gazetarin e “Reporteri.net”, ai edhe e ka kërcënuar atë.

    “Në rast se nuk hiqet video t’i q* robtë krejt. Kam me të gjet”, i ka thënë nder tjera këngëtari i njohur gazetarit të Reporteri.net, përmes një thirrje telefonike në Viber.

    Redaksia e Gazetës Online “Reporteri.net” e ka pranuar me shqetësim këtë informacion nga ana e gazetarit tonë.

    Ne i bëjmë më dije Fejzullahut dhe të gjithë të tjerëve se storiet e Visar Dërmakut janë satirë e cila po del shume e pranueshme dhe e pëlqyeshme për publikun, dhe kushdo që provon ta pengojë punën e cilit do gazetarë të REPORTERI-t nuk do t’ia dalë.

    Një format i tillë i satirës, sikurse se e Dermakut aplikohet kudo në botë, dhe këtë tashmë ai bën në kuadër të “Reporteri.net”.

    Po ashtu, i kujtojmë këngëtarit të njohur se as ai dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e secilit gazetar të redaksisë tonë.

    Reporteri.net dhe Visar Dermaku presin kërkim falje nga këngëtari Ermal Fejzullahu për kanosjen dhe gjuhen e përdorur në telefonatë.

    Për fund, Reporteri.net fton organet e sigurisë që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast dhe të merren deri në fund më të.

    Edhe pse rastin ne si redaksi nuk e kemi denoncuar ende në Polici, pasi duam të besojmë se telefonata ka qenë një moment dobësie nga ana e këngëtarit, dhe jemi në pritje të kërkim faljes nga ana e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!