Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po kërkon njohje të reja dhe se i ka dërguar letër një shteti së fundmi, por shtoi se nuk do që të tregojë shkaku i Serbisë, sepse Serbia “ka rrjet të ambasadave dhe shërbimit të jashtëm shumë më të fuqishëm se ne”.
Në një intervistë për Rubikon, kryeministri Kurti ka folur se si gjatë 2 viteve të qeverisë që drejton nuk ka asnjë njohje.
“Nuk varet gjithçka prej nesh dhe ne kemi bërë krejt çka dimë e mundur” ka thënë Kurti, përcjell Reporteri.net.
Tutje ai ka thënë se gjatë fjalimit në fushatën elektorale të vitit 2021 nuk ka përmendur njohje dhe liberalizim vizash duke thënë se duhet të mbahet përgjegjës për atë që ka premtuar.
“Në fushatën e dimrit të vitit 2021 kur kam thënë punë dhe drejtësi a ka një fjalim timin që do të sjellë njohje, a ka një fjalim timin që do të sjellim liberalizim të vizave, jo, ju duhet të më mbani përgjegjës për premtimet jo për dëshirat e juaja”, shtoi kryeministri Kurti.
“Unë nuk kam dhënë premtim sepse kam ditur që premtimi i tillë ta dobëson pozitën në raport me ato shtete dhe shumëçka varet më tepër nga partnerët tanë të demokracive perëndimore” përfundoi Kurti./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.