×
  • Lajme
  • Lajme

    Nol Nushi i PSD-së: Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 14:09

    Ka nisur marshi protestues i organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës.

    “Krejt rroga në rrymë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Me popullin dhe me rrymë nuk luhet”, janë pankartat që mbajnë protestuesit.

    Ata e kanë quajtur gënjeshtar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa kanë borhoritur “poshtë qeveria Kurti”.

    Nol Nushi i PSD-së tha se protestat do të vazhdojnë.

    “Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat”, tha Nushi, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka ftuar më pas qytetarët të marshojnë drejt qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!