Ndërmarrja Publike “Termokos” sot njoftoi për ndaljen me ngrohje për të gjithë konsumatorët në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.
Arsyetimi i Termokos ishte se kjo ka ardhur si shkak i pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
Por se sa do të zgjasë mungesa pa ngrohje, ende nuk dihet.
Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e Termokosit Afërdita Uka, për të mësuar nëse ka gjasa që ngrohja të rikthehet në periudhë më të shkurtër, porse ajo ka njoftuar se janë në pritje për të kuptuar kur do të rikthehet ngrohja.
“Jemi në pritje edhe ne. Na është sugjeruar që deri pasdite të presim një përgjigje se kur mund të rregullohet. Sapo të ketë hapa pozitivë do t’ju njoftojmë”, u shpreh Uka.
Sipas njoftimit të sotëm, aktualisht me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Termokos” është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.