Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbërritur sot në Kosovë, nën shoqërimin e forcave të EULEX-it, shkruan Reporteri.net.
Veseli ka udhëtuar nga Roterdami në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli.
Gazeta Online Reporteri.net, ka pyetur Dhomat e Specializuara se sa ditë do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë dhe po ashtu detaje edhe nga EULEX-i, dhe është në pritje të përgjigjeve.
Një numër i shtuar forcash policore janë parë në oborrin e shtëpisë së Veselit në Mitrovicë.
Gazetarëve u është kërkuar të qëndrojnë shumë më larg shtëpisë së Veselit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.