×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë Veseli në Kosovë

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 14:24

    Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbërritur sot në Kosovë, nën shoqërimin e forcave të EULEX-it, shkruan Reporteri.net.

    Veseli ka udhëtuar nga Roterdami në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli.

    Kadri Veseli mbërrin në Kosovë 

    Gazeta Online Reporteri.net, ka pyetur Dhomat e Specializuara se sa ditë do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë dhe po ashtu detaje edhe nga EULEX-i, dhe është në pritje të përgjigjeve.

    Një numër i shtuar forcash policore janë parë në oborrin e shtëpisë së Veselit në Mitrovicë.

    Gazetarëve u është kërkuar të qëndrojnë shumë më larg shtëpisë së Veselit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!