×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk e kemi parë prej muajsh”, fqinjtë dhe kolegët e punës në Zvicër flasin për të përfshirin në rastin e rëndë në Ferizaj

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 15:26

    Dy burra dyshohet se kanë vrarë 18-vjeçaren M.O. në Ferizaj. Ndërkohë, 29-vjeçari Dardan Krivaqa dhe 32-vjeçari Arber Sejdiu, i cili jeton në Zvicër, janë arrestuar nga Policia.


    Siç raporton mediumi zviceran, 20minuten, 32-vjeçari Arian Sejdiu jetonte në perëndim të rajonit të Luzernit dhe punonte në një kompani ndërtimi. Fqinjët e tij thanë atë nuk e kishin parë prej muajsh. Ai ka edhe një apartament në Suedi.

    Një koleg i punës e përshkroi atë si të qetë dhe tha se nuk ua kishte tërhequr vëmendjen për ndonjë gjë të veçantë. Sipas disa burimeve të këtij mediumi,, 32-vjeçari është shtetas suedez dhe ka një apartament në Suedinë jugore. Ai nuk kishte pasaportë zvicerane, njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, transmeton Gazeta Express.

    Arian Sejdiu akuzohet se mori pjesë në rrahjen deri në vrasjen makabre të 18-vjeçares M.O. për dy ditë me radhë.

    Akti i tmerrshëm është kryer në veri të Ferizajt në një banesë ku Dardan Krivaqa dhe M.O., jetonin prej dy muajsh pasi ishin martuar.

    32-vjeçari Arian Sejdiu dhe shoku i tij Dardan Krivaqa e sollën trupin e pajetë të 18-vjeçares dhe e lanë atë në spitalin e Ferizajt të dielën pasdite. Më pas, ata u larguan me një veturë Audi me targa zvicerane.

    Ndaj Arian Sejdiut Gjykata Themelore e Ferizajt caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!