×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është me ne, është me Beogradin”- deklarata e Kurtit për Grenell bën bujë në Serbi

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 10:08

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti,  gjatë natës së mbrëmshme në një debat televiziv tha se Richard Grenell emisari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi është në anën e Serbisë.


    Sipas Kurtit, Grenell ka mbajtur pozicion të ngjashëm me atë të Serbisë në raport me çështjen e heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

    “Emisari amerikan Grenell nuk është në mes të Kosovës dhe Beogradit, është në pozicionin e Beogradit. Ai është në pozicionin e Beogradit në raport me heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit”, ka thënë Kurti në emisionin Jeta në Kosovë.

    Deklarata e Kurtit është shpërndarë pothuajse në të gjitha mediat serbe, me titullin “Grenell është në anën e Serbisë”, shkruan Reporteri.

    Në shkrimet e mediave serbe thuhet se Kurti ka drejtuar në adresë të Grenell një akuzë të rëndë.

    Aty potencohet edhe se tri ditë më parë, në një konferencë online me mediat ndërkombëtare, Albin Kurti tha se ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!