×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është në filma horror, por në një fshat të Gjakovës: Kështu përfundon vetura në urën e vjetër

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 14:43

    Në Gjakovë rruga që lidhë fshatin Osek bashkë me fshatrat e tjerë Trakaniq e Novosellë, është prishur totalisht duke ju bërë telashe edhe banorëve të fshatrave.


    Lexues të gazetës Reporteri.net kanë dërguar foto duke shprehur pakënaqësi se kanë vështirësi të mëdha për të kaluar ngase kanë frikë duke menduar se kjo rrugë me dërrasa do i lëshoj, shkruan Reporteri.net

    Kjo sepse rruga është e ndërtuar që nga paslufta rruga asnjëherë nuk është rregulluar asnjëherë.

    Ndërsa, sot rreth orës 12:00 një veturë teksa kalon rrugën, ngecë në të duke bërë kështu të prishen dërrasat që janë të ndërtuara qe një kohë të gjatë.

    Ndryshe, qytetarët bëjnë apel që të ndërmerret ndonjë masë ndaj këtij problemi që kanë banorët e Gjakovës.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!