×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk i jepet leja për të hyrë në Kosovë, ankohet Petkoviq 

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 9:42

    E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën ka njoftuar se institucionet në Prishtinë i janë përgjigjur negativisht njoftimit të shefit të kësaj zyreje, Petar Petkoviq për ta vizituar Kosovën sot dhe nesër.


    Nga kjo zyre thonë se qëllimi i vizitës ishte për të takuar popullatën serbe dhe për të biseduar me ta.

    “Është e qartë që qeveria e re në Prishtinë do të përdorë çdo justifikim të mundshëm, përfshirë situatën me virusin korona, për të imponuar një politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën”, raporton Tanjug./kk./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!