Një incident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.
Në raportin 24 orësh të Policisë raportohet se i dyshuari mashkull e ka dërguar gruan e tij në QKMF dhe mjeku nuk i kishte ofruar ndihmën mjekësore e për këtë është sulmuar.
“QKMF Istog 09.02.2021-15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.