×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ia votoi as Qeverinë, tani Donika Kadaj Bujupi kritikon Hotin për heqjen e reciprocitetit

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 0:00

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, partia e së cilës është në koalicion qeverisës, Donika Kadaj Bujupi, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Me anë të një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se këto masa u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë sipas saj me Serbinë, shkruan lajmi.net.

    Madje sipas Kadajt, Hoti po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga Thaçi e Vuçiq.

    Postimi i plotë:

    Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën. Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit.
    Presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi Kryeministrin Hoti. Fillim i keq!. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!