Çarshia e Gjakovës është ndër vendet më tërheqëse në Kosovë për t’u vizituar, kjo pasi stili i ndërtimit është tradicional, me material vendas: gurë, dru, qerpiçë etj.
Në këtë vend sot ka shumë lokale, ku bien në sy kafiteritë, por kohës i kanë mbijetuar edhe zejet e vjetra.
Pikërisht pronaret e lokaleve që “jetojnë” çdo ditë me Çarshinë e Gjakovës, me një aksion të ndërmarrë së fundmi janë përpjekur që “shtëpinë e tyre të dytë” ta bëjnë edhe më të bukur, thënë më mirë ta lulëzojnë pak, shkruan Reporteri.net.
Ata e kanë zbukuruar për stinën e verës përmes luleve, dhe tashmë edhe mërgimtarëve të kësaj ane do t’iu bëhet një pritje më e “ngrohtë”.
Në fotot e siguruara nga Reporteri.net shihet se sa bukur duket sheshi i rregulluar, dhe fare nuk ja lëshon “rrugën” maldiveve.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.