×
  • Lajme
  • Lajme / Vendim

    “Nuk ka ofruar asnjë dëshmi”, PZAP rrëzon ankesën e VV-së lidhur me votat e Bedri Hamzës në Skënderaj

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 16:58

    PZAP, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur se ka rrëzuar edhe një tjetër ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

    LVV-ja në ankesën e saj të dorëzuar në PZAP kishte pretenduar se në shumicën e vendvotimeve në Skenderaj, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza kishte marrë 94% e deri në 100% të votave.

    Në vendim thuhet se pretendimet e VV-së janë të paqëndrueshme, dhe se kjo parti s’ka ofruar asnjë dëshmi me ankesë, me të cilën do të provohet fakti për manipulimin e votave në kutit e votimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!