Njëri nga udhëtarë te autobusit “Zhitia Turist” që u rrotullua mbrëmjen e së martës në Serbi ka hedhur akuza ndaj drejtuesit të automjetit.
Ai tha se shoferi i cili po voziste autobusin në fjalë, nuk la kë pa e tejkaluar dhe se kjo ishte arsyeja që çoi më pas deri tek aksidenti.
Taulant Thaçi në publikimin e tij në Facebook tha se para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës, por që nuk e arriti, shkruan Sinjali.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Fal zotit shpetuam,pasi te gjitha gazetat than se aksidenti u be shkaku i rruges se pa pastruar per ta larguar fajin nga kompanija apo shoferi desha te tregoj sakt si pjestar i autobusit qe isha ulur para dhe e pash te gjith ngjarjen,shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamijon dhe ne rasitn e fundit ishte duke e tejkaluar kamijonin i cili bente pastrimin e rruges po qe nuk arriti,media mos genjeni ju lutem dhe mos e shperndani lajmin aq shpejt ne keto raste sepse ka dikush qe merzitet nga mos arritja e lajmrimit se a jan gjall apo jo dhe mos e mbroni askend por tregoni te verteten ju kisha lut ta shperndani Respekt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.