Ka vdekur sonte Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK pasi gjendja e tij ishte e rënduar.
Por çfarë kishte thënë Haxhi Thaçi në muajin shkurt të vitit 2023 kur kishte vizituar birin e tij në Hagë?
Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të gjatë kishte folur edhe për vizitën që i ka bërë të birit në Hagë.
Ai kishte deklaruar atë kohë se po të ishte mirë me shëndet do të shkonte ta vizitonte shumë shpesh.
“Jam tutë që mërzitna, por nuk jam mërzit qaq fort qysh jam tutë. Unë kam thënë, jam vjetëru edhe dergja, se vallahi pa shku një herë në muj se kisha lonë. E kisha gjet një banesë atje, e kisha shku me e vizitu shpesh. Mirë ishte. Nuk mërzitna fort, e di që ka shku për faqe të bardhë, kush nuk më thotë të ka ba djali qeshtu, e jo qeshtu. Ajo është nderë, kishte deklaruar Haxhiu.
Ai është shprehur se ka pasur shumë dëshirë që t’i takojë edhe krerët e tjerë të UÇK-së që gjenden në Hagë për nuk ka mundur.
“Më mbet merak që nuk i pasha ata tjerët”, kishte thënë ai në Politiko të Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.